Telegrafi

Gjykimi në Hagë, Musa: Lufta mes përfaqësuesve të akuzës dhe mbrojtjes do të jetë e ashpër

Avokati Skender Musa lidhur me gjykimin në Hagë ka thënë se lufta mes përfaqësuesve të akuzës dhe mbrojtjes do të jetë e ashpër.

Avokati  RTV Dukagjini ka thënë se duhet të mësohemi të besojmë në drejtësi.

Lexo po ashtu Remi flet në Speciale për themelimin dhe rolin brigadave të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit

“Duhet të mësohemi të besojmë në drejtësi dhe pse gjykatat që kanë karakter ndërkombëtar varen nga politika, mirëpo në rastet siç është rasti jonë në Dhomat e Specializuara të gjykatës, trupat gjykuese dhe prokurorët kur i marrin lëndët angazhohen maksimalisht që niveli profesional i tyre të jetë konfront dizpozitave ligjore”.

“Unë besoj që dhe vetë prokurorët e Speciales mund të ndryshojnë ose në rast se vijnë në përfundim që ndaj një të akuzuari nuk kanë prova mund të heqin dorë edhe nga akuza…Ndërkaq sa i përket trupave gjykuese pa dyshim që ata do t’i shtjellojnë të gjitha pretendimet edhe të prokurorit edhe të mbrojtjes dhe e gjithë beteja do të zhvillohet në forca të tepruara të paraqitura nga ana e prokurorit dhe atyre të mbrojtjes”, ka thënë Musa.

Tutje ai ka shtuar se lufta mes përfaqësuesve të akuzës dhe mbrojtjes do të jetë e ashpër.