Avokati Skender Musa lidhur me gjykimin në Hagë ka thënë se lufta mes përfaqësuesve të akuzës dhe mbrojtjes do të jetë e ashpër.
Avokati RTV Dukagjini ka thënë se duhet të mësohemi të besojmë në drejtësi.
“Duhet të mësohemi të besojmë në drejtësi dhe pse gjykatat që kanë karakter ndërkombëtar varen nga politika, mirëpo në rastet siç është rasti jonë në Dhomat e Specializuara të gjykatës, trupat gjykuese dhe prokurorët kur i marrin lëndët angazhohen maksimalisht që niveli profesional i tyre të jetë konfront dizpozitave ligjore”.
“Unë besoj që dhe vetë prokurorët e Speciales mund të ndryshojnë ose në rast se vijnë në përfundim që ndaj një të akuzuari nuk kanë prova mund të heqin dorë edhe nga akuza…Ndërkaq sa i përket trupave gjykuese pa dyshim që ata do t’i shtjellojnë të gjitha pretendimet edhe të prokurorit edhe të mbrojtjes dhe e gjithë beteja do të zhvillohet në forca të tepruara të paraqitura nga ana e prokurorit dhe atyre të mbrojtjes”, ka thënë Musa.
Tutje ai ka shtuar se lufta mes përfaqësuesve të akuzës dhe mbrojtjes do të jetë e ashpër.