Udhëheqësi i drogës meksikane Joaquín “El Chapo” Guzmán është shpallur fajtor për të gjitha 10 akuzat në gjyqin e tij të trafikut të drogës në një gjykatë federale në Nju Jork.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Guzmán, 61 vjeç, u shpallë fajtor për akuza të shumta duke përfshirë shpërndarjen e kokainës dhe heroinës, posedimin e paligjshëm të armëve të zjarrit dhe pastrimin e parave.
Ai ende nuk është dënuar, por vendimi mund të nënkuptojë burgim të përjetshëm.
Guzmán u arrestua në janar të vitit 2016 pasi u arratis nga një burg meksikan përmes një tuneli, pesë muaj më parë.
Ai u ekstradua në SHBA në vitin 2017.
Meksikani u akuzua se ishte mbrapa kartelit të drogës gjithëpërfshirëse Sinaloa, që prokurorët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. /Telegrafi/