Gjykatësja Liljana Koçovska-Ivanovska sot ka dhënë dorëheqje. Para fillimit të gjykimit për rastin “TNT”, Koçovska me shkrim ka njoftuar Gjykatën Penale se tërhiqet. Ivanovska-Koçovska po tërhiqet për herë të dytë.
Herën e parë ndryshoi mendje pas premtimeve të kreut të Gjykatës Penale Ivan Xholev, se do ta mbroj nga kërcënimet dhe presionet. Në dorëheqjen e sotme ka theksuar se tërhiqet për shkaqe shëndetësore.
Pas dorëheqjes së saj, pasi këshilli nuk është me përbërje të plotë, procedura për rastin “TNT” do të nisë nga fillimi.
Seanca e radhës është caktuar për nesër./Telegrafi/