Site icon Telegrafi

Gjykatësit shprehet ‘pro’ reformave të raportit të Priebe-së

Alsat-M bën të ditur se Shoqata e Gjykatësve të Maqedonisë mbajti sot kuvendin e rregullt të 12-të vjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i këtij organi, gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Xhemail Saiti, tha se duhet të ndryshojë perceptimi i gjyqësorit dhe të zbatohen prioritetet urgjente për reforma nga raporti i Priebe-së.

Edhe gjykatësi Llazar Nanev është me të njëjtin qëndrim. Sipas tij duhet të rishikohet mënyra e zgjedhjes së gjyqtarëve si dhe ndëshkimi i tyre dhe shkarkimi. Për Nanevin është për të ardhur keq që pikërisht Pribe i zbuloi mangësitë në gjyqësor, edhe pse ato ekzistojnë vite me radhë./Telegrafi/

Exit mobile version