Telegrafi

Gjykatësit nga penalja organizohen kundër orarit të ri

Gjatë tri ditëve të ardhshme gjykatësit e pakënaqur nga Gjykata Penale do të mund të dorëzojnë ankesa kundër orarit të ri të kryetarit në detyrë Ribarec, për të cilat do të vendosin kolegët e tij nga Gjykata Supreme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Telma ka kontaktuar disa gjykatës, të cilët thanë se po përgatisin ankesat e tyre. Disa gjykatës të cilët dëshiruan të mbeten anonim për Telma thanë se, orari i ri është planifikuar mirë ashtu që pozicionet kyçe në procedura ku vendoset për paraburgim, kontrollë dhe ngrirje të llogarive për lëndët e PSP-së, janë larguar nga gjykatësit të cilët deri tani janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të PSP-së.

Nga Gjykata Penale përmes një komunikate thanë se Ribarev para orarit të ri, ka marrur parasysh mendimet dhe propozimet e gjykatësve me të cilët ka pasur takim, por vetëm disave ju ka plotësuar kërkesat, ndërsa të tjerët do të duhet të presin për mundësi tjera gjatë këtij viti./Telegrafi/