Telegrafi

Gjykatësit në pushim, Gjykata Penale do të punojë për raste urgjente

Gjykata Penale në Shkup edhe gjatë pushimeve të gjykatësve nga 15 korriku deri më 15 gusht, do të punojnë për rastet emergjente dhe lëndët e paraburgimeve.

Gjykatësit dhe punonjësit në këtë gjykatë shfrytëzojnë pushim vjetor sipas një orari të bërë më parë, që do të thotë se Gjykata Penale edhe në këtë periudhë punon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë pushimeve vjetore, gjithmonë ekziston një gjykatës në detyrë në këshillin penal për paraburgim dhe po punojnë edhe shërbime të tjera të certifikimit”, tha Krivichev.

Pas përfundimit të pushimeve më 16 gusht, do të mbahet seancë gjyqësore për lëndën e PSP-së “Titanik”.

Ndërsa deri tani Gjykata Penale aktgjykime ka sjellur për lëndët “Treqind”, “Tanku”, “Tifani”, “Shënjestra-Fortesa” dhe “Dhuna në Qendër”./Telegrafi/