Gjykatësit nga Gjykata Themelore Shkupi 1 janë thirrur në takim në lidhje me rasti me ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski.
Kryetari në detyrë në Gjykatën Themelore, Stojançe Ribarev, ka planifikuar mbledhje për sot në orën 11, ndërsa më shumë informacione nga mbledhja priten gjatë ditës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pançevski dyshohet për tregim të sekreteve zyrtare, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale.
PSP dyshon gjithashtu në keqpërdorim të sistemit AKMIS, i cili shërben për sistemimin e lëndëve tek gjykatësit.
Prokurorët e PSP para disa ditëve realizuan kontrolle në zyrën e Pançevskit./Telegrafi/