Telegrafi

Gjykatësit në Belgjikë sjellin letrën e tualetit nga shtëpia

Siç transmeton sot agjencia e lajmeve Belga, rezervat e letrës së tualetit pothuajse janë shterur, e në dyert e tualeteve është vendosur lajmërimi: "Ka mungesë të letrës".

Furnizuesi i rëndomtë i pallatit të drejtësisë në Brugge ka ndaluar dërgesat për shkak të faturave të papaguara të cilat kapin mijëra euro, shton agjencia Belga.

Sot urgjentisht janë dorëzuar vetëm disa pako me letër tualeti, por furnizuesi ka theksuar që me dërgesat e rregullta do të vazhdojë vetëm atëherë kur ministria e drejtësisë të ketë paguar faturat e mbetura.