Site icon Telegrafi

Gjykatësit dhe gazetarët: Të gjithë duhet të kontribuojmë në përmirësimin e lirisë së shprehjes

Sot në kuadër të projektit ‘Rrjeti i gazetarëve për liri të medias në Maqedoni’ sot është mbajtur mbledhje ekspertësh me temë ‘Përmirësimi i bashkëpunimit në mes gazetarëve me qëllim për avancimin e lirisë së medias’, në organizim të Akademisë për gjykatës dhe prokurorëve publik, ‘Pavel Shatev’ dhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorëve publik Aneta Arnaudovska theksoi se gjykatësit dhe gazetarët duhet t’i respektojnë veçoritë e profesionëve të tyre dhe dallimet ndërmjet tyre t’i tejkalojnë sa të jetë e mundur me qëllim për informim objektiv të opinionit.

Në bazë të lirisë së shprehjes nga këndi i ‘ESÇP’, gjykatësja Mirjana Llazarova Trajkovska i referohet nenit 10 nga Konventa e Evropës për të drejtat e njeriut, në të cilën thuhet se çdo njeri ka të drejtë të lirisë së shprehjes, njofton AIM.

Ajo shton se kjo e drejtë, e cila është e shkruar në nenin 10 nga Konventa, përfshin lirinë e mendimit dhe lirisë së pranimit dhe transmetimit ose idetë, pa përzierje të pushtetit publik dhe pa marrë parasysh kufijtë.

Llazarova tha se detyrë pozitive e shtetit, siç theksoi, është të sigurojë komoditet efektiv në lirinë e shprehjes, ndërsa shteti është ai që duhet të mundësojë kushte për liri të këtillë.

‘Gjyqësori duhet të ndërtojë qasje ndryshe ndaj opinionit, sepse pjesa më e madhe nga gjykatat nuk duan debate publike dhe kontakte me gazetarët’, tha ndër të tjera Llazarova Trajkovska.

Nga ana tjetër, kryetari i SHGM-së, Naser Selmani tha se bashkëpunimi reciprok mes gazetarëve dhe gjykatësve është në inyeres të demokracisë, mirëqeverisjes dhe përmirësimit të cilësisë së mirëqenies për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version