Site icon Telegrafi

Gjykatësi urdhëron papagallin të paraqitet në gjykatore

James Martz, gjykatës në qarkun Palm Beach, ka urdhëruar që papagalli me vlerë prej 2.000 dollarësh të paraqitet në gjykatë për të mundur të vërtetohet kush është pronarja e vërtetë i këtij shpendi me vlerë.

Betejën gjyqësore e ka nisur 52-vjeçarja Angela Colicheski e cila pohon se papagallin e ka blerë para 13 vitesh dhe se ai ka fluturuar nga shtëpia e saj para tri vitesh. Papagalli pas ikjes është paraqitur në shtëpinë e 47-vjeçares Sarite Lytell e cila pohon se e ka gjetur papagallin e hirtë afrikan afërsisht në të njëjtën kohë kur është zhdukur shpendi i zonjës Colicheski, mirëpo sidokudo ka refuzuar t’ia kthej kafshën e saj të adhuruar.

Avokati i Angela Colicheski beson se klientja e tij do të fitojë rastin nëse shtynë zonjën Lytell ta sjellë papagallin në gjykatore.

“Shpendi bart unazën e identifikimit, derisa pronësinë do ta dëshmojmë nëse vërtetohet se numrat në unazë përshtaten”, pohon avokati.

Exit mobile version