Site icon Telegrafi

Gjykatësi urdhëroi dilerin të shkruaj ese për marihuanën

Gjykatësi Dave Gamble urdhëroi Matthew Palazzolan të shkruajë një ese për ligjin e Kalifornisë për marihuanën.
Gjykatësi Gamble ia dha Palazzolas 90 ditë afat ta shkruaj esenë në temën se si marihuana e detyroi atë të përdorë droga më të forta.

Palazzolo, i punësuar në një zyrë avokature në Sacramento, është arrestuar para kazinos “Stateline” në shkurt të këtij viti, pasi që i kishte shitur marihuanë një polici në vlerë prej 1.060 dollarëve.
Palazzolo kishte filluar të mbjellë marihuanë pasi kishte arritur të fitoj lejen medicinale për ta përdorur marihuanën. Ai pranoi se ka përdorur drogën edhe për qëllime tjera. /Telegrafi/

 

Exit mobile version