Gjykatësi i cili me procedurë paraprake duhet që të vendos pas kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike se a do t`i merret pasaporta katër të dyshuarve në rastin ‘Fortesa’ duke e përfshirë edhe ish ministren Gordana Jankulloska, deri dje ka pasur pushim mjekësor, pasi që ditën që duhej të vendoste u alivanos.
Ashtu si informuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1, gjykatësi sot duhet që të kthehet në punë dhe të vendos se kur do të vazhdojë me dëgjimin. Nga gjykata thuan se kjo gjë më së voni mund të ndodh në fundin e kësaj jave, gjegjësisht të enjten ose të premten, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjykatësi me procedurë paraprake i cili po drejton me lëndën i ka shfrytëzuar ditët e pushimit mjekësor. Kur do të dërgoje ftesë deri te palët dhe kur do të vazhdoje procedura, vendos gjykatësi”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1./Telegrafi/