Gjykatësi që e drejtonte rastin ”Fortesa”, është kthyer nga pushimi mjekësorë, pas përkeqësimit të shëndetit të tij, gjatë seancës së marrjes në pyetje të ish-ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankuloska, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Jankuloska është njëra nga të dyshuarit, ndaj të cilëve Prokuria Speciale Publike (PSP) ka nisur hetime, ndërkaq lajmin e kanë vërtetuar burime brenda Gjykatës penale, për agjencinë e lajmeve META.
Megjithatë, gjykatësi nuk është kthyer në punë, pasi që është duke shfrytëzuar ditët e pushimit vjetor. Procesi gjyqësor për këtë rast është ndërprerë, pas vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime./Telegrafi/