Është ky Gjykatësi Michael Cicconetti, i cili mund të jetë ligjvënësi më ekscentrik i Shteteve të Bashkuara.
Ky gjykatës i cili ka mbi 40 çështje për çdo ditë, në Gjykatën e qytetit Painesville të Ohios, po ofron dënime “personale” që ju përshtatet shkeljes që është bërë – në vend të dënimeve të zakonshme.
Muajin e kaluar, ai u bë lajm sensacional, kur i dha mundësinë Victoria Bascom, të ecë 48 kilometra për 48 orë – distanca e njëjtë të cilën e kishte kaluar ajo me taksi, e më pas kishte ikur pa paguar.
Opsioni tjetër?
Të shkoi në burg për 30 ditë.
Të gjitha këto dënime, Cicconetti pretendon të jenë më efektive, sepse e tregojnë çartë se çfarë shkelje ka bërë i dënuari.
Më poshtë janë disa nga rastet e dënimeve që i ka dhënë gjykatësi, shkelësve të ndryshëm:
Alisia Morrow është detyruar të mbledhë mbeturina, në “pjesën më të ndytë të qytetit”, pikërisht në vendin ku e la të lidhur qenin, derisa ka ngordhur.
Një burrë që e kishte mbajtur një femër si skllave seksi, është detyruar të vishet si pulë dhe të mbajë një poster turpërues.
Një 18-vjeçar i cili ka vjedhur materiale pornografike, është detyruar të ulet në rrugë me sy mbyllur dhe të mbajë një poster ku shkruan “Nuk po shoh të ligë”.
Djaloshin që e quajti Policin derr, e detyroi të qëndroi pranë një derri për tërë ditën.
Gruan që i braktisi 35 mace në pyll, e detyroi të kaloi tërë natën e vetmuar në pyll.
Dy të rinj që ishin prapa një mahie të keqe me ujë, i detyroi të qëndrojnë tërë ditën në pishinë të fëmijëve. /Telegrafi/