Gjykatësi Ivan Xholev, sot përmes njoftimit për media paralajmëroi se do të ngritë padi penale kundër një gjykatësi në Gjykatën Penale, për shkak të një vepre penale e lidhur me ndikimin mbi gjykatësit tjerë për të ndërmarrë veprime të paligjshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në njoftimin e Xholevit thuhet se për shkak të ndjeshmërisë së situatës, nuk do t’a zbulojë identitetin e gjykatësit dhe as do t’i tregojë inicialet e tij, por shumica e mediave spekulojnë se ai është gjykatësi Vlladimir Pançevski, kryetari i Gjykatës Penale./Telegrafi/