int(1) Gjykatësi ia ndalon daljet - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Gjykatësi ia ndalon daljet

Gjykatësi William Hart ka thënë se për 19-vjeçaren Lisa Partington vlen ora policore prej orës 21 deri në ora 7 të mëngjesit, çdo ditë të javës gjatë dy muajve të ardhshëm, përveç të shtunave.

"Çdo javë u jap nga një ditë të lirë sepse është verë dhe mendoj se është e domosdoshme dhe në interesin tuaj që të mbeteni e mbyllur në shtëpi gjatë dy muajve të ardhshëm", kanë transmetuar deklaratën e gjykatësit mediat lokale.

Partington ka pranuar se në një ndejë të javës së kaluar kishte sulmuar një vajzë të re.

Exit mobile version