Frank Caprio nga Rhode Island i Shteteve të Bashkuara, është bërë i njohur për dhënien e dënimeve shumë të lehta, apo lirimin e fajtorëve.
Për 20 vite me radhë, ai është kujdesur që të akuzuarit t’i ngarkojë me dënime apo kompensimet më të lehta të mundshme, teksa teknikat e tij kanë dalë të kenë sukses, transmeton Telegrafi.
Të gjithë ata që kanë kaluar nëpër shqyrtimet e Caprio, janë penduar nga gabimet që kanë bërë, duke mos i përsëritur më kurrë ato veprime.
Ndër teknikat e shpeshta, ky gjykatës përdorë edhe fëmijët e të akuzuarve, që të tregojnë se si ndjehen para prindërve fajtorë, si dhe dënimin që e meritojnë.
Më poshtë shfaqet një nga seancat e shumta, kur një nëne që i është vrarë i biri, i hiqet tërësisht kompensimi që detyrohej të paguante. /Telegrafi/