Site icon Telegrafi

Gjykatësi fle gjatë kohës së gjykimit

Harrison po rrinte ulur me dy kolegë në gjykatore kur nëna e të akuzuarit ka vërejtur se ka sytë e mbyllur. I është ankuar avokatit të djalit të saj i cili më pas ka bërë një ankesë gjyqit.

Edhe pse e ka hedhur poshtë se ka fjetur, pas marrëveshjes me dy kolegët e tij dhe përfaqësuesin e gjykatës, gjykimi vetëm pas një ditë e gjysmë është shtyrë, prandaj i akuzuari do të kthehet muajin e ardhshëm për vazhdimin e gjykimit.

Për mediat lokale gjykatësi ka thënë se vetëm po i pushonte sytë. “Nuk kam fjetur, por i kam pushuar sytë për pak minuta”, ka thënë ai.

“Ka qenë reagim krejt normal gjatë pasdites. Gjykatorja ka qenë e ngrohtë, ngrohja ka qenë e kyçur, e dielli ka depërtuar nëpërmes dritares. E kam dëgjuar se çfarë po i thoshte prokurori të paditurit dhe kam mundur të shkruaj vërejtjet që po i bënte”, ka thënë gjykatësi.

“Dy kolegët e mi të cilët po rrinin ulur pranë meje kanë thënë se nuk kam fjetur dhe kemi mundur të vazhdojmë gjykimin. Por e kam dëgjuar këshilltarin tim ligjor dhe e kam hetuar se edhe nëna e të padituri nuk është ndier mirë, prandaj është në interes të gjyqësorit që gjykimi të përsëritet”, ka sqaruar Harrison.

Zëdhënësi i Zyrës për komunikim të gjyqësisë ka vërtetuar se rasti i është drejtuar Bordit këshillëdhënës gjyqësor i cili ka autoritet të dënojë gjykatësin.

Exit mobile version