Telegrafi

Gjykatës së Apelit në Gostivar i nevojiten më shumë gjyqtarë

Gjykata e Apelit Gostivar po kërkon gjyqtarë të rinj. Kryetari i institucionit, Shefjet Hajdari, thotë se rreth 6.000 lëndë po ‘luftohet’ çdo vit dhe se 13 gjyqtarët ekzistues nuk mund të zgjidhin rastet në kohë.

Mungesa e një numri të mjaftueshëm të gjyqtarëve në veçanti krijon probleme në departamentin penal, ku rastet duhet të gjykohen nga këshilli penal, e përbërë prej pesë gjyqtarësh.

Nga Gjykata e Apelit konsiderojnë se problemi do të lehtësohet nga punësimi i të paktën tre gjyqtarëve të tjerë.

Përndryshe Gjykata e Apelit Gostivar është kompetent për të vendosur mbi ankesat kundër vendimeve të Gjykatave Themelore në Gostivar, Tetovë, Dibër dhe Kërçovë./Telegrafi/