Site icon Telegrafi

Gjykatë Speciale edhe në Maqedoni?

Burime diplomatike për 24Vesti thonë se në raportin më të ri të Komisionit Evropian për Maqedoninë, që pritet të publikohet së shpejti, do të ketë një pjesë të posaçme që i kushtohet gjyqësorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas burimeve jozyrtare, kjo pjesë e raportit do të trajtohet edhe formimi i një departamenti të veçantë në Gjykatën e Shkupit, që do të duhej të merret me rastet që dalin nga përgjimet e paligjshme në Maqedoni, me të cilat merret PSP-ja.

Raporti pritet të publikohet në nëntor, pak para zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, që pritet të mbahen më 11 dhjetor, nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim apo shtyerje tjetër./Telegrafi/

Exit mobile version