Telegrafi

Gjykatat, KEK-u, Prokuroria…, prijnë me korrupsion

Sipas anketës 70-90 për qind e të anketuarve të UNDP-së theksojnë se niveli i korrupsionit i institucioneve të është më i madh se ai mesatar dhe është i përgatitur nga Instituti “Riinvest” me 1.297 të anketuar.

Sa i përket anës furnizuese të korrupsionit, rreth 20% janë deklaruar se nuk do të hezitonin të paguanin kërkesën e ryshfetit, rreth 35% nuk do të paguanin ryshfetin nëse do të kishin ndonjë alternativë tjetër, përderisa më pak se 40% e të anketuarve do të refuzonin që të paguanin ryshfet, në çfarëdo rrethane.

Edhe pse thuhet se qëndrimi i shoqërisë kosovare kundër korrupsionit është mprehur paksa përgjatë viteve të fundit, ende ka hapësirë për ngritjen e vetëdijes për të përforcuar mos tolerancën kundër korrupsionit.

Mesatarisht për afro 74% e të anketuarve është e papranueshme që zyrtari publik të pranojë një ftesë për drekë/darkë gratis, një favor, dhuratë apo para të gatshme për të zgjedhur problemin e dikujt si shkëmbim.

Të anketuarit pohojnë se Qeveria e Kosovës duhet t’i drejtojë përpjekjet dhe veprimet kundër korrupsionit duke e konsideruar atë si institucionin më të lartë përgjegjës në këtë aspekt, e cila pasohet nga Kuvendi i Kosovës dhe Agjencia kundër korrupsionit. /Telegrafi/