135 qytetarë dhe persona juridik në vitin 2016 janë ankuar për punën e gjykatësve në Gjykatën themelore Shkupi 2, që e vendosë këtë gjyq në vendin e parë në raportin e Këshillit të verifikimit të fakteve dhe ngritjes së përgjegjësisë së gjykatësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykata e dytë ndaj të cilës ka më shumë ankesa, gjithsej 62, është Gjykata themelore Shkupi 1, ndërkaq askush nuk është ankuar për Gjykatën e Kratovës.
Sipas Tv Telma, ankesat e qytetarëve kanë të bëjnë me punën e gjykatësve dhe vendimet e tyre, kështu që në 2016, Këshilli ka vendosur për 841 lëndë, 811 nga të cilat janë hedhur poshtë si të pabaza, të paplota, ose të vjetëruara. Për 19 gjykatës është vërtetuar përgjegjësia, thuhet në raportin e këshillit./Telegrafi/