Gjykatat në Maqedoni nuk janë transparente përball opinionit dhe zbatojnë praktikë të argumentimit të pamjaftueshëm të vendimeve për përjashtimin e opinionit publik nga ndjekja e procedurave penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu ka ulje të publikimeve virtuale të të dhënave. Gjatë raportimit për procedurat gjyqësore gazetarët përballen me dsia probleme praktike, nga e drejta e ndjekjes, inçizimit dhe fotografimit me vendim të siguruar nga Gjykata e Lartë, e deri te qasja në dokumentet, si edhe mbajtja e dokumenteve për identifikim personal.
Në periudhën janar-mars, 2017, Gjykata Themelore Shkupi 1 ka publikuar 33 vendime në faqen e internetit, Shkupi 2 vetëm 23 vendime. Gjykata e Manastirit ka publikuar 456 vendime, e Shtipit 180, ndërkaq e Strumicës 365 vendime.
Aq sa rritet interesimi i opinionit për të ndjekur procedurat gjyqësore, po aq ulet edhe transparenca. Në vitin 2015 kishte 5% të përjashtimit të opinionit nga vëzhgimi i procedurave gjyqësore. Në vitin 2016 kjo përqindje arritzi në 20%, kurse në 2017 u rrit në 30%./Telegrafi/