Prokuroritë Publike dhe Gjykatat në Maqedoni prej sot punojnë me orar të ri. Ata fillojnë në orën 7:30 ndërsa mbarojnë në orën 15:30.
Vendimin për orarin e ri të gjykatësve dhe prokurorëve e solli Këshilli Gjyqësor në seancën e mbajtur më 30 gusht, në pajtim me vendimin e qeverisë për ndryshimin e orarit të punës së administratës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski, pas seancës deklaroi se për orarin e ri të punës janë deklaruar edhe të punësuarit në gjykata dhe shtoi se do të ndjekin se si do të ndikojë në efikasitetin e punës së gjykatësve./Telegrafi/