Site icon Telegrafi

Gjykatat dënuan mbi 18 mijë e 700 persona më 2017

Gjykatat themelore në Kosovë dënuan hiç më pak se 18 mijë 753 persona gjatë vitit të kaluar.

Të dhënat e raportit “Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë” për vitin 2017 të ASK-së tregojnë se ishin të akuzuar 26 mijë 706 persona.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjithashtu bën të ditur se numri i të akuzuarve ishte mbi 26 mijë.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në gjykatat themelore dhe degët e tyre kanë qenë të akuzuar 26.706 persona, prej tyre me aktgjykim gjykues janë dënuar 18.753  persona. Nga numri i përgjithshëm i të dënuarve, 971 janë femra”, thuhet në komunikatë.

Në raport me vitin 2016, i bie që numri i personave të dënuar shënon rritje për 894 persona.

Në vitin 2016-të gjykatat themelore u dënuan 17 mijë e 859 persona.

Exit mobile version