Përmes një Konference për shtyp, Bilall Kasami, kryetar i njërit grup të Lëvizjes Besa, bëri të ditur se Gjykata Themelore Shkupi 2 ka vendosur që legjitimiteti i kësaj partie të mbetet në duar të grupit të Kasamit.
Sipas tij, Gjykata me këtë vendim e ka refuzuar kërkesën e grupit tjetër që të jenë trashëgues të kësaj partie politike, e përçarë pas zgjedhjeve lokale, ku kjo parti mori vetëm një komunë, edhe atë në koalicion me Aleancën për Shqiptarët.
Njiherit Bilall Kasami ka kërkuar që të rikthehen të gjithë ata, siç thotë, të manipuluar nga individë të caktuar./Telegrafi/