Avokati i deputetit të AAK-së Shkumbin Demaliajt, Arianit Koci, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj deputetit.
Për këtë thotë se po përdoren standarde të dyfishta.
“Po përdoren standarde të dyfishta ne sistemin gjyqësor, për shkak se kemi pasur rastin qe dy deputet janë rrahur ne studio televizive, e nuk është caktuar masa e paraburgimit. E tani, gjykata ia cakton paraburgimin deputetit Demalijaj, për deklarim emocionale, nën afekt, për te cilin edhe ka kërkuar falje.”
“Duhet të ceki qe gjykata ka marrë vendim pa prova dhe pa e ditur se kur është emituar emisioni”, ka shkruar Koci në Facebook.
Ndërkaq, sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i akuzuari SH.D. është caktuar masa e paraburgimit në afat prej një (1) muaji nga dt.27.09.2018 deri më dt.27.10.2018