Gjykata Themelore Shkup 2 e ka pranuar padinë për ngacmim të ngritur nga një i punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit kundër ish kryetarit të kësaj gjykate Vlladimir Pançevski, njofton Kanal 77, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykata Civile e ka pranuar tashmë padinë po e shqyrton gjykatësja Hilda Meshkova, e cila do të caktojë fillimin e procesit.
Padia është ngritur nga Goran Stamenkovski. /Telegrafi/