Telegrafi

Gjykata themelore Shkupi 1 nuk ka vendosur ende për kërkesën e PSP-së rreth lëndës ”Arka”

Gjykata themelore Shkupi bën të ditur se Prokuroria Speciale Publike ka gabuar në ligjet, ku është batuar, për kërkesën e ngrirjes së xhirollogarive të firmës ”Finzi DOOEL”, që është e përfshirë në hetimet e lëndës ”Arka”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, PSP-ja ka shënuar xhirollogaritë dhe bankat ku kjo firmë e kryen aktivitetin e saj financiar. Kjo është arsyeja përse gjykata nuk ka vendosur ende mbi kërkesën e PSP-së për bllokim të xhirollogarive të firmës ”Finzi DOOEL”./Telegrafi/