Gjykata themelore Shkupi 1 e ka kthyer mbrapa propozim-akuzën e Prokurorisë Speciale Publikë (PSP), kundër G. G dhe personave të tjerë, për lëndën ”falsifikim të dokumenteve zyrtare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në arsyetimin e kësaj gjykate thuhet se PSP-ja ka dorëzuar propozim-akuzën kundër personave të dyshuar, duke dorëzuar edhe një listë dëshmishë dhe dokumentesh tjera, megjithatë nga përmbajtja e të dhënave, del se mungon dokumenti për aktin e deklasifikimit të dëshmive për nevoja të procedurës penale, mbi bazë të së cilës dëshmitë e klasifikuara mund të shfrytëzohen në procedurë, respektivisht të mund të vlerësohet baza e akuzës.
Më tej, në sqarim thuhet se pa këtë dokument, dëshmitë e njëjta nuk mund të shfrytëzohen nga ana e shërbimit gjyqësor./Telegrafi/