Gjykata themelore Shkupi 1, përmes një njoftimi bën të ditur se nuk i ikë, nuk e zvarrit, por as që i ikë vërtetimit të drejtësisë për rastin ”Puç”, por qëllim kryesor e ka funksionimin në bazë të obligimeve ligjore, transmeton Telegrafi.
Kjo gjykatë sqaron se në situatën konkrete nuk vihet në pikëpyetje posedimi i certifikatës për të kryer hetime dhe për të punuar me shënimet e lëndës në të cilin ka informacione të klasifikuar, pasi që për gjykatë kjo është çështje e qartë.
Gjithashtu, gjykata u bën thirrje personave të akuzuar që të mos i keqpërdorin procedurat për fjalime politike si sulm i drejtpërdrejtë dhe mospërfillje të institucionit të gjykatës dhe në këtë mënyrë të bëjnë trysni mbi punën e gjykatës./Telegrafi/