Telegrafi

Gjykata Themelore refuzon kërkesat e PSP-së për të dyshuarit në rastin “TNT”

Gjykata Penale ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për marrjen e dokumenteve për udhëtim të dyshuarës së parë, inspektores për ndërtim në komunën e Gazi Babës dhe tre të dyshuarve tjerë në rastin e përfshirë “TNT”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me rastin në opinion i njohur si ‘TNT’, gjykatësi i procedurës paraprake pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimit dhe dëgjimit të katër të dyshuarve, ka sjellë vendimin me të cilin refuzon propozimin e Prokurorisë për ndjekje të veprave penale që dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve (PSP) për caktimin e masës- sigurimin e prezencës, marrjen e përkohshme e dokumentacionit për udhëtim dhe obligim që e dyshuara të paraqitet tek person zyrtarë ose organ kompetent shtetërorë”, kanë informuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Nga Prokuroria Speciale kanë 24 orë në dispozicion për tu ankuar lidhur me vendimin. /Telegrafi/