Site icon Telegrafi

Gjykata Themelore Penale e Shkupit, e dënoi me 19 vjet burgim Nikola Kuzmanovskin

Nikola Kuzmanovski, sot nga Gjykata Penale e Shkupit, u shpall fajtor kryesor për vrasjen e motrës mjekësore, Dijana Zdravskovska, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai është akuzuar për vrasjen e cila ndodhi më 9 maj të vitit të kaluar në katin e tetë të Klinikës për fëmijë në Shkup.

I dënuari nga Gjykata u shpall si përgjegjës për vrasjen e Dijana Zdravskovska, e cila në momentin e vrasjes ka qenë shtatzëne dhe supozohej se ka pasur një lidhje dashurie me të dënuarin, ku pas kryerjes së vrasjes i dënuari ka tentuar të vetëvritet por është ndaluar nga organet policore./Telegrafi/

Exit mobile version