Site icon Telegrafi

Gjykata Themelore në Prishtinë dënon me një muaj paraburgim Driton Sekiraqen dhe Selim Musliun

Gjykata Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Krimeve të Rënda para pak minutave ka dhënë një muaj paraburgim për Driton Sekiraqen dhe Selim Musliun.

Kështu thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Driton Sekiraqa, i lindur në vitin 1983, respektivisht Selim Musliu, i lindur në vitin 1993, para tri ditëve tek rrethi i Dragodanit, me armë zjarri kanë sulmuar policinë, derisa dyshohen për grabitje të armatosur, derisa ka arritur të arratiset i dyshuarit Nuhi Sopa”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate. /Telegrafi/

Exit mobile version