Telegrafi

Gjykata Themelore në Kriva Pallankë vitin e kaluar ka përpunuar 5291 lëndë

Në vitin 2016 në Gjykatën Themelore në Kriva Pallankë në përpunim ka pasur gjithsej 5291 lëndë, prej të cilave 657 janë nga viti paraprak, ndërsa 4634 janë lëndë të reja të pranuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Janë zgjidhur 4693, gjegjësisht fluksi i lëndëve të reja në nivel të gjykatës është zvogëluar dhe janë zgjidhur një pjesë e lëndëve të pazgjidhura. Nga gjithsej 4693 lëndër të reja të pranuara, vitin e kaluar 1337 janë në departamentin e krimit, 982 në departamentin qytetar, ndërsa numri më i madh 2320 janë në departamentin e administratës”, informoi Valentin Nikollovska, person përgjegjës për informacione nga karakteri publik, në Gjykatën Themelore në Kriva Pallankë.

Gjatë vitit 2016 është përgatitur material për shkatërrimin e 6096 lëndëve të ndryshme nga viti 2006, për të cilat pritet pajtimi i Arkivi i Maqedonisë, që do të dalë për shkatërrimin e lëndëve gjatë këtij viti./Telegrafi/