Telegrafi

Gjykata themelore e Tetovës njeh Abdyladi Vejselin për kryetar të PPD-së (Dokument)

Gjykata themelore në Tetovë në Rregjistrin e partive politike, e ka rregjistruar Abdyladi Vejselin për kryetar të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe Partia për Prosperitet Demokratik e mbajti Kongresin e saj të jashtëzakonshëm më 10 shtator 2016 në sallën e madhe të Pallatit të kulturës në Tetovë me moton “ Sfidat na forcojnë” ku 615 delegatë partiakë nga të gjitha nëndegët dhe degët e partisë njëzërit e zgjodhën Abdyladi Vejselin për kryetar të PPD-së.

Nga ana tjetër, në adresë të Telegrafit të Maqedonisë ka ardhë një reagim nga Faton Aliti ku thuhet ”Faton Aliti mbetet kryetar i PPD-së deri në vendimin përfundimtar të Apelacionit. Partia për Prosperitet Demokratik njofton opinionin se ne akoma nuk jemi të njoftuar për ndonjë vendim të Gjykatës Themelore ku Abdylhadi Vejseli pranohet si kryetar i PPD-së. Por edhe nëse është ashtu këtu asgjë nuk mbaron sepse Faton Aliti mbetet Kryetar i PPD-së deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit në Gostivar, që do të pasojë në javët e ardhëshme.” thuhet në reagimin e PPD-së./Telegrafi/