Site icon Telegrafi

Gjykata Themelore dënon me burg tre kosovarët që donin të shkonin në Siri

Burgu i Dubravës /Foto: Ridvan Slivova

Me shtatë vjet e tre muaj burg janë dënuar tre kosovarët që tentuan t’i bashkohen luftës në Siri.
Dënimi u shqiptua nga Gjykata Themelore në Prishtinë pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie në mes prokurorisë dhe të akuzuarve.

Ismajl Zeneli e Nora Zuzaku u dënuan me nga dy vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa Tahir Isufi me dy vjet e katër muaj.

Të tre qenë arrestuar nga policia më 15 nëntor të vitit të kaluar, nën dyshimin se po shkonin drejt Sirisë për të marrë pjesë në luftën e atjeshme.

Ata akuzoheshin për bashkim apo pjesëmarrje në tentativë në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrja në këto grupe sanksionohet me Ligjin për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit.

Exit mobile version