Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar me 17 vjet burg të akuzuarin me iniciale A.A, për veprën penale shtytje në vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Gjykata, ka vërtetuar se pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarit A.A., në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike, ka të bëjë me veprën penale shtytje në vrasje të rëndë e jo me veprën penale vrasje të rëndë të kryer në bashkëkryerje me të pandehurin A.V. i cili gjendet në arrati.
Gjykata, është e bindur se ka vërtetuar se të gjitha veprimet e ndërmarra nga ana e të pandehurit A.V dhe pasojat e shkaktuara janë si rezultat i shtytjes nga ana e të akuzuarit A.A./Telegrafi/