Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake të këtij departamenti, sot ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit R.T në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës të paraparë me nenin 3 paragrafi 3 të Ligjit nr.05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të miturit R.T bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.