Gjykata Penale, pasdite deklaroi se ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviq sot janë marrë në pyetje për rastin “Arka”, në të cilin të tretë janë të dyshuar.
PSP-ja kërkoi nga gjykata që të treve t’ju merren pasaportat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për këtë kërkesë të PSP-së nga gjykata thanë se do të vendosin më vonë. “Prokuroria Speciale Publike, ka kërkuar që të merren masa ndaj të akuzuarëve në rastin e njohur “Arka”, njoftojmë se për këto kërkesa, publiku do të informohet më tej”, thuhet në reagimin e Gjykatës Penale./Telegrafi/