Telegrafi

Gjykata Supreme rrëzon ndalimin e shitjes së lojrave të dhunshme

Gjykata votoi 7-2 në favor të palës paditse, duke rrëzuar kështu vendimin e gjykatës së Kalifornisë, me argumentin se ai bie në kundërshtim me Kushtetutën e SHBA-ve.

Në vitin 2005 gjykata e Kalifornisë vendosi që të ndalojë shitjet e lojrave të dhunshme për përdoruesit nën moshën 18-vjeç me arësyen se kjo mund t’i dëmtonte ata. Industria e video-lojrave përfiton të paktën 10.5 miljardë $ të ardhura në vit. /Telegrafi/