Këtë vendim e ka marrë Suprema di Casazzione, apo Gjykata më e lartë në vend.
Kohë më parë, dy punëtorë të kompanisë Fiat ishin përjashtuar, vetëm pse janë zënë duke shikuar filma pornografik, gjatë kohës së pauzës, transmeton Telegrafi.
Ata i kanë dërguar ankesat në Prokurori dhe pas shqyrtimeve të ndryshme, rasti ka shkuar deri te Gjykata Supreme në Itali.
Sipas vendimit, “punëdhënësi nuk mund t’i ndalojë punëtorit të shikojë materiale me përmbajtje pornografike, gjatë kohës së pauzës, përderisa ai mban kufje”.
Me ligjin e ri, Fiat është urdhëruar të kthej prapa të këta dy punëtorë. /Telegrafi/