Telegrafi

Gjykata Sportive ia vështirëson punët Interit, dënon Medelin pas provave televizive

Mesfushori i Interit, Gary Medel është dënuar me pezullim prej tre ndeshjeve nga Gjykata Sportive Italiane.

Interi ka marrë një lajm shumë të keq pas humbjes nga Atalanta, pasi mesfushori Gary Medel është dënuar nga Gjykata Sportive.

Dënimi i Medelit vlen për tre ndeshje dhe vjen pas goditjes që kiliani i kishte bërë mesfushorit të Atalantas, Jasmin Kurtic.

Lexo po ashtu De Boer sheh diçka pozitive nga humbja ndaj Atalantas

Goditja e mesfushorit të Interit nuk ishte vërejtur nga gjyqtari i takimit, por kjo është parë gjatë provave në TV, kur është marrë edhe vendimi.

Tani Medel pritet të mungoj në ndeshjet që zikaltrit i luajnë ndaj Torinos, Sampdoria dhe Crotone. /Telegrafi/