Telegrafi

Gjykata Speciale kthen pajisjet e konfiskuara në zyrat e OVL UÇK-së

Sot Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së u janë kthyer pajisjet që i kishte marrë Gjykata Speciale gjatë operacionit ku ishte arrestuar edhe Hysni Gucati.

Kthimin e gjërave të konfiskuara e ka njoftuar sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku  thotë se pajisjet janë sjellë nga avokatët e Hysni Gucatit.

“Avokatët e z.Hysni Gucati, sapo i sollën në zyrat e OVL UÇK-së pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale, të cilat iu dorëzuan atyre pak më herët në Fushë Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, ka shkruar Klinaku.