Site icon Telegrafi

Gjykata Speciale fton për intervistim Avni Spahiun

Gjykata Speciale ka vazhduar me dërgimin e ftesave për intervistim. Kësaj radhe kjo gjykatë ka ftuar për intervistim edhe gazetarin, publicistin, përkthyesin e shumë veprave, Avni Spahiun, i cili ka qenë për shumë vite njeriu më i afërt i Dr. Ibrahim Rugovës.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, vet Spahiu. Ai theksoi se Gjykata Speciale e ka ftuar në cilësin e dëshmitarit për kohën e viteve ’98-, sa ishte Kryeredaktor në gazetën “Bujku”.

Avni Spahiu ka bartur edhe postin e Ambasadorit të parë të Kosovës në Washington, si dhe në Ankara të Turqisë. /Telegrafi/

Exit mobile version