Site icon Telegrafi

Gjykata spanjolle ndalon seancën e parlamentit katalanas

Gjykata Kushtetuese e Spanjës pezulloi seancën e javës së ardhshme të parlamentit katalanas në një përpjekje për të parandaluar shtyrjen e mundshme për pavarësi.

Gjykata tha se një veprim i tillë do të ishte “një shkelje e kushtetutës”.

Kryeministri Mario Rajoy më herët ka paralajmëruar qeverinë rajonale të Katalonisë kundër shpalljes së pavarësisë pas një votimi të diskutueshëm të dielën e kaluar.

Udhëheqësi katalunas, Carles Puidgemont ka treguar se ai mund të bëjë një deklaratë për pavarësinë në fillim të javës së ardhshme, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version