int(1) Gjykata spanjolle lëshoi ​​një urdhër arresti për ish-lojtarin e Real Madridit, mbretërit mund të humbasin trofetë e atij viti - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Gjykata spanjolle lëshoi ​​një urdhër arresti për ish-lojtarin e Real Madridit, mbretërit mund të humbasin trofetë e atij viti

Një gjykatë spanjolle ka lëshuar një urdhër arresti për ish-basketbollistin e Real Madridit, Marcus Slaughter, për falsifikimin e një pasaporte.

Qendra amerikane ishte përfshirë në këtë rast në vitin 2015 dhe në rast se do të dënohet, Real Madridit mund t’i hiqej kampionati dhe kupën e fituar atë vit.

Po hetohet nëse ish-basketbollisti i Real Madrid ka paguar një pasaportë të falsifikuar të Guinesë Ekuatoriale për të pasur privilegje në klubin spanjoll dhe nëse akuzat vërtetohen, ai do të përballet me një vit e gjysmë burg, ndërsa mbretërit do të jenë pa titujt e fituar gjatë asaj periudhe.

Gjyqësorit iu deshën katër vjet e gjysmë për të përfunduar këtë procedurë për arsyen e thjeshtë se nuk gjetën dot lojtarin e lartpërmendur si dhe Andy Panko, një ish-basketbollist amerikan që luante për Fuenlabradën dhe që akuzohej gjithashtu për falsifikim pasaportash.

Rivali më i madh i Mbretërve, Barcelona, ​​përmes avokatit të saj Jordi Pina, kërkoi lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar për gjetjen e Slaughter dhe Pankos, duke i informuar kështu se ndaj tyre po zhvillohen procedime ligjore.

Më 25 korrik 2023, gjykata lëshoi ​​një urdhër arresti me kërkesë të Barcelonës dhe gjatë asaj kohe Slaughter shoqëroi Real Madridin në turneun amerikan në Hjuston, siç dëshmohet nga një foto e publikuar në Instagram.

Nga ana tjetër, Panko u arrestua në gusht në Madrid dhe u vu në dispozicion të gjykatës, ndërsa Slaughter nuk u arrestua pasi nuk u gjet kurrë.

I gjithë rasti doli në qendër të vëmendjes në vitin 2015 kur u zbuluan parregullsi në pasaportën e një lojtari të Real Madridit. Slaughter konsiderohej si një lojtar që vinte nga Guinea Ekuatoriale dhe sipas një marrëveshjeje të mëparshme lojtarët nga vendet afrikane, Karaibet dhe Paqësori të lidhur me një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian nuk janë të huaj për kampionatin spanjoll.

Falë marrjes së atij dokumenti, Slaughter ishte në gjendje të luante si lojtar vendas në ligën ACB dhe të fitonte ligën dhe kupën në vitin 2015 me Real Madridin.

Meksikani Gustavo Ayon dhe argjentinasi Facundo Campazzo morën pozicionet e lojtarëve jo-BE (jashtë Bashkimit Evropian) atë sezon dhe pasaporta e Slaughter u falsifikua, siç tregoi analiza e mëvonshme.

Barcelona kërkon që në rast të dënimit të basketbollistit, Realit t’i hiqet titulli dhe Kupa e Mbretit që e fitoi në vitin 2015 dhe së shpejti do të zbulojmë nëse kjo do të ndodhë.

Vetë Slaughter dhe Panko pranuan se i paguanin secili nga 35 mijë euro para në dorë Ricardo Nguemas, një ish-lojtar i të rinjve të Real Madridit, i cili kishte kontakte në qeverinë e Guinesë Ekuatoriale, pas së cilës morën pasaporta.

Vetë Reali mbrohet se, pavarësisht se ka pasur përfitim indirekt nga Slaughter, nuk është informuar se pasaporta është falsifikuar dhe e ka regjistruar në mirëbesim basketbollistin e lartpërmendur. /Telegrafi/

Exit mobile version