Site icon Telegrafi

Gjykata sot vendos për sulmuesin e gazetarit Kajtazi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca ku pritet që t’i caktohet masa e paraburgimit ose jo për personin që të enjten sulmoi fizikisht gazetarin Vehbi Kajtazi.

Sulmuesi Fitim Thaqi është dorëzuar mbrëmë në Polici dhe fillimisht i janë caktuar 48 orë mbajtje. Por prokurori i rastit ka kërkuar që për Thaqin sot t’i caktohet masa e sigurisë.

Avokati i sulmuesit Thaqi, Gazmend Halilaj tha për KosovaPress  në orën 16:00 pritet të fillojë seancë në të cilën do të vendoset për të mbrojturin e tij.

Sipas tij prokurori ka kërkuar paraburgim për sulmuesin e gazetarit.

Exit mobile version