Sot gjykata do të vendos për masën e sigurisë ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla, derisa mbrëmë qëndroi nën arrest policor.
Prokurori ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish deputetin Syla, i cili është arrestuar sot në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërmicë.
Syla po dyshohet për krim të organizuar, tjetërsim të pronave, shpëlarje parash dhe falsifikim të dokumenteve.
Pas përfundimit të seancës dëgjimore që është mbajtur dje në Gjykatën Themelore të Prishtinës, avokati i Sylës tha se prokurori pretendon se toka që janë tjetërsuar janë të viteve të 50-ta dhe 60-ta.
Azem Syla së bashku me 50 persona tjerë dyshohen për veprat penale që kanë lidhje me krimin e organizuar, marrje ryshfeti, tjetërsim pronash.
Në lidhje me këtë rast janë arrestuar gjashtë persona për të cilët u është caktuar nga 30 ditë paraburgim.
Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka.